20:09 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ish-komandanti i UÇK-së, Lata kujton me lotë në sy bashkëluftëtarët

Sot është shënuar 20 vjetori i rënies së dëshmorëve, Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi. Me këtë rast është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim të kontributit të tyre dhënë për Kosovën ndër vite.

Ish- komandanti i UÇK-së, Latif Gashi me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi.

Gashi ka kujtuar faktin se megjithëse kanë kaluar 20 vite që ata nuk janë në jetë, kujtimi për ta mbetet i freskët, transmeton Indeksonline.

Ai ka kërkuar nga gjeneratat e reja që mos t’i harrojnë dëshmorët e t’i mbajnë në zemër.

Shkrimi i tij i plotë:

Kaluan 20 vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët e Kombit: Hyzri Talla- Hysi, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi mbetet i freskët prore në zemërat, mendjet tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj në valim rrugëve e shesheve tona të lirisë. Lavdi veprës se Hysit, Ilirit e Afrimit!

Kujtojmë se në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri- Ramush Haradinaj, si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Krahas tyre ishin edhe shumë bashkëluftëtarë tjerë, të cilet nderuan me kujtimin për dëshmorët e rënë.