20:09 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish-komandanti i UÇK-së: Prokurorët të kërkojnë falje, nga hetimet po viktimzohen të vegjlit

Ish-komandanti nga radhët e UÇK-ë, Pren Marashi ka reaguar lidhur me publikimin e listave me emra të veteranëve të cilët dyshohet se manipuluan me statusin e veteranëve të UÇK-së.

Marashi duke iu drejtuar prokurorëve ka thënë se në listë ka parë shumë emra të veteranëve të vërtetë, transmeton Indeksonline.

Përmes një statusi në Facebook, Marashi nga prokurorët ka kërkuar kërkimfalje publike ndaj veteranëve.

“Z. Prokurorë Publik, ju them publikisht se lista juaj e publikuar është plotë me emra te veteranëve të vërtetë,a janë gabime apo mbulesa të matrapazëve ,nuk e di ,por duhet të të kërkoni falje publike ,sepse ka ne keto lista njerëz të cilët,janë pjesë aktive dhe pa ndërprerje e luftës!”,thuhet në shkrimin e Marashit.

Marashi ka thënë se nga ky proces, viktimë do të jenë të vegjlit.

“Qe ne fillim të verifikimit e kamë thënë se ,te vegjlit do të viktimizohen. Mjerim”, ka shtuar ai./Indeksonline/