75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / b l

Ish-krahu i djathtë i Nexhat Dacit në garë për deputet, profesori Lulzim Zeneli me numrin 50

Lulzim Zeneli është një nga figurat me kontribut të çmuar në rrugëtimin shtetformues të Kosovës.

Si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, ai mbetet pjesë e brezit që mori përgjegjësinë historike për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

I afërt dhe bashkëpunëtor i personaliteteve si Ibrahim Rugova dhe Nexhat Daci, Zeneli ka qenë pjesë e vizionit politik që promovonte demokracinë, institucionet dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Përkrahës i vlerave akademike dhe politike, ai vazhdon të shihet nga shumë qytetarë si një zë i përvojës, integritetit dhe përkushtimit ndaj interesit shtetëror. Kontributi i tij në jetën publike mbetet pjesë e historisë moderne të Kosovës.

Zeneli mban numrin 50 në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK-ja.