09:31 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut sfidon Trumpin, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

Michael Bloombergu, ish-kryetari i Bashkisë së New Yorkut, është i gatshëm të kandidojë për zgjedhjet presidenciale për vitin 2020.

“New York Times”-i e raportoi atë duke cituar disa burime, sipas të cilave Bloombergu, do të paraqiste letrat në ditët në vijim.

Ish-kreu i “Big Apple”-it do ta konsideronte kandidat “të dobët” Joe Bidenin, ndërsa Bernie Sandersin dhe Elizabeth Warrenin nuk munden për mendimin e tij, të fitojnë.

Bloombergu, ka qenë duke e vlerësuar prej kohësh këtë sipërmarrje politike dhe megjithëse nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, gjithçka flet se ai do të shpallë kandidaturën e tij për Presidencialet e 2020.

Së shpejti ai duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm në Alabama, ku afati për të hyrë zyrtarisht në garë skadon të premten.

Disa bashkëpunëtorë të afërt të Bloombergut raportojnë në “New York Post” se ish-kryetari i bashkisë është i bindur se Donald Trumpi, do të rizgjidhet nëse demokratët do ta sfidojnë me kandidatin Warren.