23:21 / E Premte, 07 Gusht 2020

Ish kryetari i Kamenicës: Ushtria serbe është e padëshirueshme në Kosovë, të mbaj takime me KFOR-in jashtë territorit tonë

Pak orë më parë janë publikuar pamje se si brenda territorit të Kosovës përkatësisht në Karaçevë të Kamenicës, se si ka zbarkuar xhandarmëria serbe, shkruan IndeksOnline.

Ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, që ka publikuar pamje të zbarkimit të tyre në lagjen ku ai banon, duke treguar kështu për shqetësimin që kanë përjetuar.

Ai ka thënë se  xhandarmëria serbe ka bërë një rrugëtim në mal dhe kanë rënë në lagjen e tyre, dhe se janë takuar me KFOR-in.

Sipas Surdullit, nuk është hera e parë që ushtria serbe hynë në këtë pjesë të Kosovës, por se është hera e parë që ka pamje të tilla të qarta e që e dëshmojnë këtë, madje edhe KFOR-it e të cilët disa herë kishin pyetur banorët e kësaj ane nëse kanë filmime që e dëshmojnë prezencën e tyre.

“Ata kanë bërë një rrugëtim nëpër mal dhe kanë ranë në lagjen tonë dhe kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe sa kemi informata janë takuar me KFOR-i. Janë raportuar edhe më parë këso situata por është hera e parë që kemi arritur t’i filmojmë. Kanë ardhur pjesëtarët e KFOR-it dhe në të kaluarën na kanë pyetur nëse kemi pamje dhe besoj që ata do të vijnë të na pyesin drejtpërdrejtë”, tha Surdulli në Klan Kosova.

Surdulli tutje ka thënë se përveç frikësimit është bërë edhe shpërngulja e qytetarëve, duke shtuar se ushtria serbe në çfarëdo niveli që mund të hyjë në Kosovë është e padëshirueshme nga qytetarët kosovarë.

“Përveç frikësimit ka ndodhur edhe shpërngulja e qytetarëve, ata bëjnë takime herë pas herë me KFOR-in por pse t’i bëjnë brenda Kosovës dhe jo me hy nëpër lagje, dhe jo me i pa qytetarët e Kosovës ushtrinë serbe, ata janë të padëshirueshëm”, theksoi Surdulli./IndeksOnline/