12:17 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ish-kryetari i VV-së: Raporti vë në pah se hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar pas publikimit të konkluzioneve të raportit të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit. Ymeri ka thënë se raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah se hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar.

“Raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah se hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar. Ky drejtim i gabuar ka pamundësuar hetimin e plotë për ta zbardhur të vërtetën. Prokuroria atëbotë ishte e orientuar kah marrëdhëniet me publikun e jo te hetimi, e aq më pak te drejtësia”, ka shkruar Ymeri në Facebook , përcjell Indeksonline.

Ymeri ka thënë se pa drejtësi për Astritin, pa të vërtetën për Astritin, nuk ka as drejtësi e as të vërtetë për Kosovën dhe se secili fajtor duhet dënuar./Indeksonline/