13:32 / E Martë, 30 Maj 2023 / mp

Ish kryetari i KK të Zveçanit Sergjan Millosavljeviq/ Nëse nuk lirohen qytetarët e arrestuar, nesër do të organizojmë protesta masovike

Ish kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Zveçanit Sergjan Millosavljeviq nga Lista serbska, ka kërkuar që sa më parë të largohen të gjitha njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga komunat me shumicë serbe dhe të lirohen të arrestuarit e djeshëm. Në të kundërtën ai paralajmëroj që nesër do të organizojnë  protesta masovike.

Ai në një konferencë për media në Zveçan ai po ashtu ka thënë se ata nuk janë në dijeni për personat të cilët kanë sulmuar prestarët e KFOR-it e ne të njëjtën kohë ka kërkuar lirimin e qytetarëve të dyshuar për plagosjen e më shumë se 30 ushtarëve të KFOR-it.

“Dikujt nuk i ka konvenuar protesta jonë e qetë. Duam qetësi dhe stabilitet dhe nuk do të largohemi nga këtu derisa të largohen njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe të lirohen qytetarët tanë që u arrestuan dje”, tha Millosavljeviq duke paralajmëruar se nëse deri nesër nuk iu plotësohen kërkesat ata do të organizohen edhe më masovisht në protesta. /IndeksOnline/