Ish-lojtari i Arsenalit “largon” Sadikun nga Legia (Foto)
Skuadra e Legia Warsawa ka transferuar ish-lojtarin e Arsenalit, Eduardo da Silva.
Ky transferim ia ka vështirësuar punët sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, transmeton IndeksOnline.
Sipas mediave të huaja, Sadiku pritet të largohet nga skuadra polake, por ende nuk ka gjetur “shtëpi” tjetër.
Përveç 34-vjeçarit nga Kroacia, Legia transferoi edhe lojtarin e Dinamo Zagrebit, Domagoj Antolic./IndeksOnline/