17:35 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Ish-lojtari i Kombëtares së Nigerisë largohet nga Fushë-Kosova

Një tjetër largim ka ndodhur gjatë merkatos së dimrit nga skuadra e Superligës së Kosovës, Fushë- Kosova.

Burime të Indeksonline mësojnë se futbollisti Raheem Lawal është larguar nga klubi i fundit në tabelën e Superligës.

Sulmuesi i njohur bëri paraqitje fantastike gjatë gjysmë-sezonit me ekipin kosovar. Ai ishte shumë i fortë fizikisht.

33-vjeçari dikur ishte edhe përfaqësues i Kombëtares së Nigerisë, ku kishte zhvilluar shtatë ndeshje./Indeksonline/

May be an image of 3 people, people playing football, people playing soccer and text