16:21 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / A. A

Ish lojtari i Kosovës ftohet për të përfaqësuar Malajzinë

Mesfushori Liridon Krasniqi është ftuar në listën e gjerë nga Kombëtarja e Malajzisë për grumbullimin e parë që bëhet vitin e ardhshëm, përkatësisht në periudhën 15-26 janar.

Trajneri Tan Cheng Hoe, ka deklaruar se do të varet nga paraqitjet e Krasniqit nëse ai do të jetë në listën finale për të luajtur ndeshjet e para kualifikuese për kampionatin botëror ‘Katari 2022’, transmeton Indeksonline.

Krasniqi është pjesë e skuadrës Johor Darul Ta’zim.

Nga shkurti i këtij viti ai ka marrë nënshtetësinë e Malajzisë dhe tani ka të drejtë të luaj për këtë Kombëtare.

28 vjeçari ka qenë i grumbulluar me Kosovën, por në kohën kur nuk ishim të pranuar në UEFA.

/Indeksonline/