15:34 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / L K

Ish-lojtari i Manchester United i befason të gjithë, pensionohet dy javë pasi firmosi me skuadrën e re

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Craig Cathcart i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.

34 vjeçari ka vendosur të pensionohet vetëm pak ditë pasi nënshkroi me skuadrën belge Kortrijk.

Cathcart i dha fund aventurës 9-vjeçare me Watfordin, duke u transferuar me parametra zero tek ekipi KV Kortrijk.

“Nuk po arrij të gjej motivimin e nevojshëm, kështu që më mirë ta mbyll me futbollin”, ka thënë futbollisti në arsyetimin e tij./Indeksonline/