22:34 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Ish-luftëtari i njohur nga Mitrovica pjesë e listës për deputetë në listën e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikur listën e plotë të kandidatëve për deputetë.

Pjesë e listës së tyre është edhe Musa Dragaj, emër ky shumë i njohur në Mitrovicë. Dragaj dhe familja e tij njihen për kontributin e tyre në etapa të ndryshme për liri. 

Në momentet më kritike, i njohur si i afërt i Rugovës, Dragaj iu pati bashkuar në luftë Ramush Haradinajt, duke qenë si njëri ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së.