19:58 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / S Z

Ish-luftëtari i UÇK-së: Vrasjet e zyrtarëve të LDK-së i kryen rebelët e organizuar nga “rogneristë”, Thaçi gaboi me deklaratën për UÇK-në!

Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli, e ka quajtur të papranueshme deklaratën e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale rreth UÇK-së.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ish-luftëtari nga Ballabani i Prishtinës theksoi se fare nuk është dashur, të votohet Gjykata Speciale.

“Millosheviqi që nga viti 1992 e tutje vazhdimisht është prononcuar dhe na ka quajtur “banda të paorganizuara” të UÇK-së. Kurse, ky dosti jonë, Hashimi, atje veç ja vërtetojë fjalët Millosheviqit. Kjo nuk më ka pëlqyer fare si deklaratë e tij që tha se “kam qenë larg vijave të frontit dhe s’kemi qenë ushtri e organizuar dhe strukturë komanduese”, ka thënë ai.

Më tej, Zeneli ka folur edhe për vrasjet e pasluftës, konkretisht figurave politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“…ata janë vrarë nga dikush. Unë shumë e besojë se UÇK-ja nuk ka kryer vrasje të tilla por këto vrasje që kanë ndodhur në Kosovë i ka kryer shtabi i Rognerit. Pra, rogneristët që i njeh krejt bota, ata e dinë se si ka mundur me ardhur deri te këto vrasje.  Vrasjet janë kryer nga rebelët e ndryshëm që të cilët i kanë organizuar shtabi i Rognerit. E kush janë ata, i din Haga, e dinë opinioni”, u shpreh ai.

Intervista e plotë: