20:20 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ish mbrojtësi i Barcelonës transferohet në Premierligë në minutat e fundit

Skuadrat e Premierligës kanë qenë aktive në minutat e fundit të afatit kalimtar. Ish mbrojtësi i Barcelonës, Martin Montoya ka kaluar te skuadra e Brighton.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Brighton ndërsa nuk dihen ende shifrat e transferit.

Montoya përveç Barcelonës ka luajtur edhe te Inter, Betis e së fundi te Valencia./Indeksonline/