16:54 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ish-mesfushori i Dukagjinit firmos me Lirinë

Ish-mesfushori i Dukagjinit, Ilir Mustafa sot dhe zyrtarisht ka firmosur me klubin e Lirisë.

Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” e bëri të ditur transferimin e tij tek klubi prizrenas, shkruan IndekOnline.

Mesfushori 24 vjeçar premton lojë të mirë, seriozitet dhe angazhim të lartë me klubin e ri.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

“Përshëndetje familjarë, miq, gazetarë dhe futbolldashës desha t’iu informoj që nga sot jam pjesë e FC Liria me synim që të ngjitemi në superligë.Premtoj seriozitet dhe angazhim për klubin ku i kam marrë hapat e para të karierrës, faleminderit kryesisë, babait tim dhe familjes të cilët më mbështesin në çdo hap dhe falenderimi i fundit shkon për tifozët e qytetit Arpagjik”.