Ish-mesfushori i ”Topçinjëve” këshillon Declan Rice ti bashkohet Arsenalit

Futbollisti i West Hamit, Declan Rice, po kërkohet nga Arsenali për ta përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm.
Për mesfushorin anglez, në garë janë edhe Bayern Munchen dhe Manchester United, shkruan IndeksOnline.
Por ish-mesfushori dhe i Arsenalit, Jack Wilshere, e shpreson që Rice ti bashkohet “Topçinjëve”, duke thënë se ai në të ardhmen mund të bëhet edhe kapiten i skuadrës.
‘’Pra, nëse dikush e merr atë, unë shpresoj se është Arsenali sepse mendoj se ai do të jetë i bujshëm për tetë deri në 10 vitet e ardhshme dhe ai përfundimisht mund të jetë një kapiten i Arsenalit. Pra, shpresoj se ai do të vijë, por varet nga ai.’’, ka thënë Wilshare.
Skuadra e Arseanlit është duke puniuar shumë që të transferoj Daclan Rice, ku shpreson të arrijë një marrëveshje me West Hamin në shumën prej 90 milionë funte./IndeksOnline/