23:16 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

Ish-mesfushori i Wigan Athletic thyen çdo “ligj të fizikës” me golin ndaj PSV


Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Omonia dhe PSV, duel ky në kuadër të rundi të dytë të fazës së grupeve në Evropa Ligë.

Edhe pse PSV e fitoi këtë takim me rezultat final në 1:2, ishte goli i futbollistit të Omonia, Jordi Gomez që mori vëmendjen e gjithë mediave sonte, shkruan IndeksOnline

Ish-mesfushori i Wigan Athletic, shënoi një gol të çmendur nga rrethi i fushës, ku edhe i dhuroi epërsinë skuadrës së tij, por epërsi kjo që u përmbys nga PSV.