75 Mall Live Search
15:33 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / LB

Ish-ministrat e Nismës zotohen për mbështetjen e prodhuesve vendor

Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, të dy ish-ministra të Tregtisë dhe Industrisë janë zotuar për mbështetjen e prodhuesve vendor.

Shala e Krasniqi që janë kandidat për deputet nga Nisma kanë thënë se qeveria aktuale i ka lënë në harresë bizneset dhe prodhuesit vendor, dhe se në vend që t’i mbështesë, me politikat e saja, sipas tyre, vetëm i ka dëmtuar dhe penguar zhvillimn e tyre.