11:12 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

Ish-ministri Alush Gashi do të merr pjesë në konferencën mjekësore organizuar nga Universiteti i Vietnamit

Ish-Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Alush Gashi do të marrë pjesë në konferencën e pestë të organizuar nga Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë në Vietnam.

Konferenca me temën: “Biomedical Innovations Amidst the COVID-19 Pandemic & the Stories of the Pandemic Control Vietnam” do të mbahet të hënën dhe të martën, më 28-29 dhjetor.

Në këtë konferencë do të diskutohet për risitë biomjekësore gjatë pandemisë COVID-19, në të cilën do të ketë edhe rrëfime nga mjekë dhe ekspertë mjekësor nga mbarë bota lidhur me menaxhimin e pandemisë nga ana e tyre, si dhe në Vietnam.

Politikë-bërësit, klinicistët, shkencëtarët e studimeve kryesore institutet, spitalet e Vietnamit do të raportojnë për efektshmërinë dhe transparencën e tyre përmes rrëfimeve të tyre rreth suksesit të menaxhimit, si dhe kërkimin e zgjidhjeve për t’u përballur në të ardhmen në rast të zgjerimit të pandemisë COVID.

Në njoftimin e konferencës theksohet se Vietnami ka qenë një nga vendet më të suksesshme në Evropë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky menaxhim i suksesshëm lidhet me udhëheqjen e qeverisë vietnameze dhe përgjegjësinë e lartë të njerëzve në mbajtjen nën kontroll të normave të transmetimit COVID-19.

Qeveria e Vietnamit dallohet për shpejtësi në vendimmarrje lidhur me menaxhimin e pandemisë, si dhe mesazhe efektive për shëndetin publik. Madje, për periudha të gjata vendi nuk kishte transmetim të koronavirusit më komunitet. Në Vietnam ka pasur testime rigoroze dhe të dizajnuara mirë dheprotokolle të ekzekutuara.

Vietnami ka dhënë mësime të rëndësishme dhe më herët me pandemitë SARS, duke dëshmuar se ky vend ka një sistem të fuqishëm të shëndetit publik dhe mbështetje të jashtëzakonshme popullore për përpjekjet.

Konferenca organizohet në kuadër të Programit “HUMPT”.