11:59 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Ish-ministri i del në mbrojtje Hykmete Bajramit: Hajnia s’luftohet duke i kërkuar dorëheqjen asaj që e kap hajnin

Vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit e zbuluar dje, ka bërë që shumë kush ta kërkojë dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo përveç kreut të partisë së saj Isa Mustafa, i cili ka thënë se dorëheqja s’ është zgjidhja për këtë situatë, në krah i ka dalë edhe bashkëpartiaku, ish-ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani. Ai ka thënë se  hajnia nuk luftohet, duke kërkuar dorëheqjen nga personi i cili e kap hajnin.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të tij: