10:44 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / B O

Ish-ministri i Drejtësisë në Kinë dënohet me vdekje

Ish-ministri i Drejtësisë në Kinë, Fu Zhenghua është dënuar me vdekje.

Fu akuzohej për marrje të ryshfetit dhe po ashtu se ka ndihmuar aktivitetet kriminale, përfshirë këtu edhe fshehjen e aktiviteteve kriminale të vëllait të tij.

Fu, 67 vjeçar i ka pranuar të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. Ekzekutimi i vendimit nuk do të bëhet për dy vjetët e ardhshme.

Dënimet me vdekje nganjëherë në Kinë kthehen në burg afatgjatë nëse i dënuar vlerësohet se është reformuar./Indeksonline/