20:38 / E Premte, 12 Korrik 2019

Ish-ministri i Limajt e qon në qiell Haradinajn, e quan “njeri të taksës, ushtrisë…”

Ish-ministri i partisë së Fatmir Limajt, Bajram Hasani është deklaruar pas kalimit të tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë fjalë miradije për tani shefin e tij, Ramush Haradinajn.

Madje, Bajrami i ka vendosur atij epitetin si “njeriu i taksës, ushtrisë…”, shkruan Indeksonline

Postimi i plotë:

Të dashur miq

Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton.

Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK.

Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!