11:32 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ish-ndihmësi i Challandes emërohet trajner i skuadrës së Ligës së Parë në Kosovë

Klubi futbollistik, Istogu, ka arritur marrëveshje me trajnerin Ramush Gashi, i cili do ta drejtoj skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Gashi njihet për punën e tij në futbollin kosovar, ku ishte edhe ndihmës trajner i Përfaqësueses së Kosovës, gjatë kohës kur në krye ishte zvicerrani, Bernard Challandes, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi i plotë nga klubi i Istogut:

Komunikatë zyrtare: Ish ndihmës trajneri i kombëtares së Kosovës Ramush Gashi merre drejtimin e FC Istogut.

Ish lojtari i Istogut dhe i ekipeve tjera të Kosovës si dhë ish ndihmës trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll Ramush Gashi është pajtuar që në sezonin e ri ta udhëheqë klubin tonë.

Ish ndihmësi i trajnerit Bernard Challandes të Kosova karrieren si futbollist e ka nisur pikërisht në klubin e Istogut atëherë i quajtur Naperdak gjatë viteve 1976-1977, pastaj në vitin 1979 kalon të Buduqnosti ku luan në ligën e dytë të ish Jugosllavisë, pas Buduqnostit karrierën futbollstike e vazhdon tek Besa e Pejës gjatë viteve 1981 -1984.
Pas Beses së Pejës Gashi karrieren e vazhdon jashtë vendi ku nis aventuren tek ekipi zviceranë FC Monthey 1984-1994, ku edhe përfundon karrieren si futbollist duke e nisur zejen e trajnerit tek grupmoshat e ekipit FC Monthey(U15 , U17, U19) 1995-2003.

Ndersa si trajner në Kosovë merre drejtimin e FC Besës nga Peja ne vitin 2004.

Kurse në vitin 2005 kthehet përseri tek ekipi zviceranë FC Monthey(U21) ku drejton plotë katër vite 2005-2009 dhe shpallet nënkampion i Zvicrës më këtë kategori.

Gjatë vitit 2009-2012 trajneri Gashi merre drejtimin e ekipit Zviceranë FC Troistorrents ligën e dytë.

Në vitin 2014-2019 kthehet tek ekipi FC Monthey II

Ndersa kulmi i karrieres i trajnerit Gashi është koha kur sbashku me trajnerin Bernard Challandes drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në kualifikim për Nations League , kualifikimet për Euro 2020 dhe kualifiket për Botërorin 2022.

Trajneri Gashi ka të përfunduar Licensën Profi të UEFA-së.

Ramush Gashi pas kësaj karrriere të gjatë si trajner më plotë 28 vite do të vije ne Istog aty edhe ku e filloj.

MIRË SE VJEN RAMUSH GASHI!
Në familjen e madhe të Istogut

/IndeksOnline/