15:15 / E Premte, 22 Janar 2021 / A. A

Ish portieri i Dundee United te Ballkani, flet presidenti i klubit

Ballkani është i interesuar për rekrutimin e një portieri të ri.

Ekipi suharekas ka disa ditë që po qëndron në Antali të Turqisë, për zhvillimin e fazës përgatitore.

Në 3 seancat e fundit stërvitore ka marrë pjesë portieri francez, Jeremy Malherbe.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka konfirmuar për Indeksonlinen se 29-vjeçari është në prova dhe se ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tij.

Malherbe ka qenë pjesë e disa skuadrave evropiane në të kaluarën, por më e njohura është Dundee Unitedi, në Skoci.

/Indeksonline/