23:17 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ish portieri izraelit: Benzema, pjesë e një organizate terroriste!

Ish-portieri izraelit Dudu Aouate, ka akuazuar futbollistin Karim Benzema, se është pjesë e një organizate terrotiste.

Ai po e mbështetë deklaratën e ministrit të Brendshëm francez, i cili pak ditë më parë kishte folur për afërsinë e sulmuesit me lëvizjen e ashtuquajtur “Vëllazëria Myslimane”, një organizatë e konsideruar terroriste, shkruan Indeksonline.

“Benzema është mysliman, por deri këtu nuk ka asnjë problem. Problemi është se Benzema ka vite që është afër Vëllazërisë Myslimane. Duhet të hetohet! Unë nuk jam oficer policie, por nëse nuk e bëni dhe mohoni diçka të tillë, pavarësisht nga ideologjia që keni, nuk jeni të besueshëm.”, ka deklaruar Aouate.

Ish-portieri i Racing Santander, Deportivo La Coruna dhe Mallorca, ka thënë se është i gatshëm ndihmojë Izraelin dhe të luftoj kundër Hamasit.

“Sigurisht që do të isha i gatshëm të shkoja në front. Unë kam e kam thënë që jam i gatshëm, megjithatë ka njerëz të tjerë më të përgatitur përpara meje.”, përfundoi Dudu./IndeksOnline/