14:22 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Ish-presidenti i Francës, Sarkozy shpallet fajtor për mitmarrje

Ish- presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u shpall fajtor nga një gjykatë e Parisit për korrupsion e mitmarrje.

Gjykata ka vlerësuar se Sarkozy ka ndihmuar një gjyqtar të punonte me një vend prestigjioz në këmbim të një favori.

66-vjeçari u dënua gjithashtu me 1 vit burgim, edhe pse sipas sistemit francez ai mund të mos e vuajë dënimin me burgim, shkruan Indeksonline.

“Sarkozy përdori statusin e tij si ish-president francez. Keqbërja që ai ka bërë është veçanërisht e rëndë”, ka thënë gjykatësja Christine Mee, ndërsa lexonte vendimin e gjykatës.

Pas dy javësh, Sarkozy do të jetë para gjykatës për një tjetër rast. Ai akuzohet se kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufijtë e shpenzimeve të fushatës përpara humbjes së tij elektorale./Indeksonline/