18:33 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish-presidenti i Interit: Ronaldon e doja te Interi

Cristiano Ronaldo ka pranuar ofertën e Juventusit dhe shumë shpejt do të prezantohet te skuadra italiane.

Për këtë transferim ka folur edhe ish-presidenti i Interit, Masimo Moratti, shkruan indeksonline.

Ai ka thënë se Ronaldon e dëshironte te Interi por e përgëzon Juven për këtë transferim të qëlluar.

“Është e qartë se unë do të kisha preferuar ta bëj Interi një goditje të tillë , por unë mendoj se ishte një ide inteligjente, kështu që përgëzoj Juventusin”, ka thënë Moratti.

Juventusi do të paguaj 100 milionë për Ronaldon dhe një pagë prej rreth 30 milionë euro. /IndeksOnline/