22:31 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish-presidentja Jahjaga ia huq, ngatërron përqafuesen e futbollit që po përballet sonte Kosova!

Ndeshja siç është kjo e kombëtares së Kosovës kundër Ishujve Faroe, nuk do duhej të ngatërrohej për askënd pasi konsiderohet ndeshje historike për kosovarët.

Por, është ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ajo e cila ka ngatërruar përfaqësuesen me të cilën përballet sonte Kosova në fushën e gjelbër.

Jahjaga në vend të Ishujve Faroe, ka shkruar përmes Instagram-it se po ndjek ndeshjen e Kosovës kundër Azerbejxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.