13:44 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish punonjësa e padit Facebookun, thotë se i shkaktoi stres

Një ish punëtore e Facebook e ka paditur kompanine e famshme. Selena Scola pretendon se puna në Facebook i ka shkaktuar çrregullime të stresit post-traumatik. Selena punonte si moderatore e përmbajtjes, por që nuk ka arritur t’i rezistoi vrullit të punës.

Në padinë e bërë ndaj Facebook, thuhet se në vendin e punës nuk ka shërbime të duhura shëndetësore dhe monitorim në vend për moderatorët e përmbajtjes.

Padia e Scola kërkon krijimin e një “programi të monitorimit mjekësor të financuar nga Facebook, për të lehtësuar diagnozën./Indeksonline/

Temat: