12:27 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / B O

Ish-shefi i kabinetit të Haradinajt: Prej 2002-tës buxheti është rrit çdo vit, është trend normal

Ish-shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se është demagogjike të thuhet se buxheti i miratuar dje është më i madhi që nga paslufta.

Arifi ka thënë se rritja e buxhetit është trend normal dhe si i tillë është rritur çdo vit që nga 2002-ta.

“Tepër demagogjike është kjo fjalia “ky është buxheti më i madh i Kosovës që nga paslufta”.
Po prej vitit 2002 kur Kosova kishte vetëm 200milj buxhet vit për vit është rritë buxheti dhe pushtetarët ende e përdorin këtë fore dhe për qudi ende shitet. Rritja e buxhetit është trend normal në çdo shoqëri funksionale dhe konstatimi se ky është buxheti më i madh që nga paslufta është njëjtë si me thanë sivjet i kam bo 50 vjet dhe kurrë ma shumë skam pas prej që kam lindë. Çka me thanë përveq Bravo bre” shkruan Avni Arifi./Indeksonline/