18:45 / E Martë, 19 Janar 2021 / A. A

Ish sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit rikthehet në ‘shtëpi’, nënshkruan me Schalken

Klaas-Jan Hutelaar është transferuar te Schalke, pas qëndrimit tre vjeçar te Ajaxi i Amsterdamit.

Sulmuesi holandez ka nënshkruar kontratë me ekipin gjerman deri në fund të sezonit.

Huntelaar suksesin më të madh në karrierë e kishte arritur pikërisht te Schalke ku luajti për 7 vite.

37 vjeçari ka marrë numrin 21 në fanellë.

/Indeksonline/