22:54 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ish-sulmuesi i Schalkes, rrah tifozin e Zelandës së Re (Video)

Kombëtarja e Perusë u bë shteti i fundit që siguroi kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Peruja mposhti 2 me 0 Zelandën e Re, kështu arriti ta siguroj biletën për në Rusi, shkruan IndeksOnline.

Por, sonte ka ndodhur një ngjarje e befasishme. Sulmuesi i njohur, Jefferson Farfan ka pasur një konflikt me një tifoz të Zelandës.

Madje ish-lojtari i Schalkes ka dalë nga vetura dhe e ka rrahur tifozin e ekipit kundërshtar. Për më shumë shikojeni videon më poshtë./IndeksOnline/