20:56 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ish talenti i 2 Korrikut shkëlqen ndaj Real Madridit

Skuadrat kroate tashmë kanë nuhatur talentin e futbollistëve nga Kosova.

Së fundi drejt Kroacisë kanë shkuar një numër i madh i futbollistëve nga Kosova, shkruan Gazetaolle.

Njëri nga ta është edhe Albin Prapashtica.

I riu kosova tashmë është pjesë e skuadrës Dinamo Zagreb.

Talenti që ishte pjesë e 2 Korrikut dhe pjesë e Kosovës U19, ka zhvilluar një paraqitje ndaj të rinjve të Real Madridit.

Prapashtica u shqua me lojën e mirë në fitoren e Dinamos 3-1 ndaj Realit.