17:11 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ish-talenti i Romës transferohet te skuadra e Ligës së Parë në Kosovë

Skuadra kosovare Prishtina e Re, ka bërë një nga goditjet më të mëdha në tregun e transferimeve.

Ata kanë zyrtarizuar qëndër sulmuesin Daniel Tueto Fotso, shkruan IndeksOnline.

20-vjeçari më herët ishte pjesë e skuadrës së njohur italiane AS Roma.

Daniel është nga Kameruni. Si futbollist është zhvilluar kryesisht në Itali, tek Atalanta fillimisht, por më vonë ishte pjesë e akademisë së gjigantit AS Roma ku luajti deri në 18 vjeç. Pas Romës u transferua në Dinamo Zagreb II. Danieli ka qenë edhe reprezentues i Kamerunit U-23!

Ai pritet që shumë shpejtë të bëj debutimin me skuadrën Prishtina e Re./IndeksOnline/