23:46 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ish trajneri i Barcelonës zgjedh Australinë para Premier Ligës

Ish trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde duket se ka filluar të mendojë për punën e tij të ardhshme si trajner.

Mirëpo ai i ka befasuar të gjithë në lidhje me dëshirën e tij, Valverde ka treguar se më parë do të zgjidhte ndonjë skuadër nga Australia se ndonjë nga Anglia.

“Njerëzit më pyesin ndonjëherë Po në Premier League?  dhe unë them epo në të vërtetë unë do të doja të shkoja në Australi”, është deklaruar Valverde.

“Një karrierë në futboll nuk zgjat përgjithmonë dhe ndonjëherë mendoni se duhet të shfrytëzoni mundësinë për të jetuar në vende të çuditshme”, ka vazhduar Valverde./IndeksOnline/.