12:47 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Ish-ushtari i UÇK-së për 20 vjet ndërroi 17 vendbanime, mbijeton nga shitja e hekurishteve

Rrëfimi i Reshatit, baba i tre fëmijëve

Deri më sot në emisionin Edhe unë jam Kosovë të RTV21, keni pasur rastin të shihni familje të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira nëpër shtëpi të rrezbitura, por këtë javë prezantohet një familje dhe histori ndryshe nga tjerat. Pra jetojnë në një shtëpi me kushte relativisht të mira, për të cilin vendbanim paguan qira 100 euro, e të cilat para heq të zitë e ullirit për t’i siguruar.

Falë hekurishteve që i grumbullon e i shet ja del disi mban. Ky është Reshat Ramadani ish-ushtar i UÇK-së , i cili u përballoi shumë sfidave në jetë, e nuk u dorëzua. Ai po vazhdon akoma të luftoj, por tani me skamjen që e ka kapluar.

Reshati tani në të 60- tatë, flet për kontributin dhe idealin e tij prej një atdhedashësi, i cili në vitin 1998 u kthye nga Gjermania, duke u bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanovc. Veterani i luftës, qe 20 vjet po përballet me mungesë strehimi, deri më sot Reshati tha se ka ndërruar 17 shtëpi, ku ka pasur raste të ngelet edhe në qiellin e hapur, që edhe sot po i druhet këtij momenti meqë shtëpia ku është duke banuar tash e dy vjet është në shitje.

Reshati është babai i tre fëmijëve ai me këtë rast thotë se nuk po gjen më fjalë për ta justifikuar këtë situatë para fëmijëve te tij, të cilët prehër e pyesin se kur do te përfundoj kjo dramë. Rrëfimet e Reshatit nuk kanë fund, ashtu si vuajtjet e tija. U ndamë nga ai pasi na shfletoji edhe shumë dokumente që flasin për pjesëmarrjen e tij në luftë dhe na mbeten në kujtesë fjalët e tija: Si është e mundur pas të gjitha furtunave të mbetem në këtë gjendje.