18:45 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ish-ylli i Besës së Pejës merr drejtimin e Deçanit

Ish-futbollisti I Besës së Pejës, Fisnik Papuqi ka marr detyrën e trajnerit te skuadra e Deçanit.

Lajmin e ka bërë ë ditur klubi I Deçani përmes një noftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Papuqi, për mbarë komunitetin sportiv njihet si një nga lojtarët më të mirë në Kosovë pas lufte, i cili gjatë karrierës së tij ka djersitur fanelat e KF Besa – Pejë (tri herë Kampion), FC Hysi, KF Gjilani, KF Deçani etj, ndërsa zejën e trajnerit e ka filluar tek Besa e Pejës, për të vazhduar tek KF Rilindja 1974 në Ligën e Parë të Kosovës, të cilën e udhëheqi me shumë sukses.

Nga njohësit e futbollit z.Papuqi, njihet si një nga trajneret më prespektiv në Kosovë./IndeksOnline/