11:05 / E Martë, 27 Shtator 2022 / C E

Ish-ylli i Interit po shkëlqen në basketboll

Rodrigo Palacio është tërhequr këtë vit nga futbolli aktiv pasi përfundoi kontratën me skuadrën e Brescias.

Argjentinasi ka vazhduar të merret me sport, këtë radhë me basketboll, shkruan Indeksonline.

Ish-ylli i Interit po luan basketboll me skuadrën Garegnano që është aktive në divizionin e katërt italian.

Në një video të publikuar, Palacio shihet se nuk është keq në sportin e ri që po e përfaqëson. /IndeksOnline/