10:09 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ish-ylli i Liverpoolit kumton lajmin e hidhur, po përballet me kancerin

Futbollisti i pensionuar, Michael Robinson ka zbuluar se ai është duke vuajtur nga kanceri metastatik.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Republikës së Irlandës e ka kumtuar këtë lajm të hidhur në një emision në radio në Spanjë.

Pas pensionimit, Robinson e kaloi pjesën më të madhe të kohës në Spanjë, dhe bëri emër edhe si gazetar sportiv, transmeton IndeksOnline.

”Do të preferoja që të mos e sfidoja këtë betejë, por tani jam në këtë betej dhe jam i përcaktuar që ta mposhtë atë”, tha 60-vjeçari.

Robinson u paraqitë në më shumë se 300 ndeshje në Angli për pesë klube të ndryshme, përfshirë edhe për Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

Michael Robinson

Ndërsa, në kampionatin spanjoll, ai luajti për tri sezone tek Osasuna./IndeksOnlina/