12:56 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Liverpoolit porosi Shaqës: S’ka ekip më të mirë, por zor e ki

Xherdan Shaqiri është zvicëriani i tretë pas Stephan Henchoz e Philip Degen që luan për Liverpoolin. Henchoz ishte yll i kësaj skuadre duke luajtur në vitet 1999-2004. I njohur me këtë situatë, ish mbrojtësi zvicërian i ka dhënë disa porosi Shaqirit.

“Liverpooli është i madh. Në ditën time të parë, nuk kisha asnjë ide se sa i madh është klubi. Pasioni i tifozëve është i pabesueshëm, në ditën e ndeshjes ka një atmosferë të veçantë. Atje jeta është futboll, çdo kund shijohet e jetohet për Liverpoolin. Të gjithë lojtarët që kanë luajtur në Liverpool e thonë këtë.

Nuk ka ekip më të veçantë se sa Liverpooli. Por, presioni është i madh sepse duhet të japësh përgjegjësi para tifozerisë së zjarrtë. Çështja kryesore për Shaqirin është se si mund ta përballojë presionin dhe se sa është mendërisht gati. Shaqa nuk duhet të dorëzohet.

Duhet të punojë edhe më shumë se që ka punuar deri më tani. E ka zor të zë vend në përbërjen e parë, por s’e ka të pamundur. Klopp i shpërblen lojtarët që punojnë shumë” ka thënë Henchoz./Indeksonline/