16:55 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Liverpoolit porosi Shaqirit: Shko te Kloppi

“The Guardian” këtë të mërkure shkruan specifikisht se Liverpool po konsideron mjaft seriozisht blerjen e Xherdan Shaqirit, me një tarifë transferimi prej 14,5 milionë euro.

Ish ylli i kombëtares së Zvicrës, Stephane Henchoz, nuk është i befasuar.

“Liverpool duhet të përforcohet tani. Pas përfundimit të Ligës së Kampionëve, tani synimi i tyre është që të fitojnë kampionatin dhe për Shaqirin do të ishte lëvizja ideale për të shkuar tek Liverpooli i Kloppit” .

Henchoz shpjegon: “Ai tani është 26 vjec dhe nuk ka qenë një lojtar i rregullt në Bayern dhe Inter. Ai ishte i mirë në Stoke. Premier Liga është liga më e mirë në botë dhe sipas mendimit tim ai duhet të qëndroj atje” .

Shaqiri do të ishte zvicerani i tretë në Liverpool pas Henchoz dhe Philipp Degen. Xherdani ishte kërkuar nga Liverpooli edhe në vitin 2014 dhe ishte shumë afër transferimit.

Në atë kohë Shaqiri kishte deklaruar: “Unë kam kërkuar për tu larguar në verë dhe kam pasur oferta nga Liverpool dhe Atletico Madrid. Unë zgjodha Liverpoolin por Bayern nuk lejoi transferimin tim.” /IndeksOnline/