14:35 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish-ylli i Milanit: E humba ”buzëqeshjen” time në Itali

Përforcimi i ri i Rennes, Mbaye Niang pohon se e ka humbur ”buzëqeshjen” në Torino, por insiston se rikthimi i tij në Francë nuk nënkupton hap mbrapa në karrierën e tij.

Niang ishte i konsideruar si njëri prej lojtarëve më me prespektivë në futbollin evropian kur Milani e transferoi atë në vitin 2012, por sulmuesi senegalez dështoi t’i përmbushë pritjet e tij.

”Gjërat janë bërë më të vështira në Itali”, tha 23-vjeçari për L’Equipe, transmeton IndeksOnline.

”Unë u largova sepse kisha nevojë për buzëqeshjen time dhe shijen time për të luajtur futboll. Kur isha 16-vjeçar, luaja për argëtim”.

Image result for niang rennes

”Kur njerëzit filluan të më njihnin, nuk luaja në të njejtën më mënyrë më. Kur ju keni lojtarë si Mexes, Ambrosini, Robinho, Boateng dhe Abbiati në skuadrën tuaj, është më e lehtë të fitojmë”.

”Jam ende i lumtur që kam gabuar në të kaluarën sepse kjo bëri që unë të zhvillohesha. Nuk pajtohem me ata që thonë se Rennes është hap prapa në karrierën time”, u shpreh Niang./IndeksOnline/