14:47 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Premierligës Angleze i humb 37 kg, kërkon ftesën në Kupën e Botës! (Foto)

Ish futbollisti i shumë skuadrave evropiane, Ahmed Hosam Mido ka arritur që të humbas peshë drastikisht. Ish ylli egjiptian po synon ftesën nga Egjipti në Kupën e Botës. Brenda pak kohe, Mido 35 vjeçar ka humbur plot 37 kilogramë duke i dërguar mesazh selektorit të Egjiptit. Hector Raul Kuper.

“Zotëri Kuper, mund të konfirmoj se jam gati për Kupën e Botës. Garantij se mund të zhvilloj dy-tre ndeshje të fazës së grupeve në Botëror. Kam humbur plot 37 kilogramë. Faleminderit për të gjithë që më kritikuan dhe më përqeshën” ka thënë Mido duke paraqitur edhe ndryshimin e bërë.

Mido edicionin e kaluar ishte trajner i skuadrës egjiptiane, Wadi Degla. Në të kaluarën ka luajtur për shumë skuadra si, Ajax, Marsej, Roma, Tottenham, Middlesborough, Wigan e West Ham./Indeksonline/