23:44 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Ish-zëvendësministri i Kulturës: Ndoshta Kurti mendon që në mandatin tjetër duhet të jem ministër i tij

Sejnur Veshall, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, në një intervistë ekskluzive në Kiks, ka thënë se shkarkimi i tij nga kjo pozitë u bë sepse, siç tha ai, ka mbrojtur, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Unë u lirova prej postit sepse kam punuar për qeverinë dhe e kam mbrojtur qeverinë dhe u lirova prej postit sepse e kam mbrojtur Albin Kurtin dhe Hajrullah Çekun”, ka thënë Vellash në Kiks.

Ai madje tha se në mandatin tjetër të Qeverisë Kurti, mund të jetë edhe ministër.

“Ndoshta zoti Kurti, mendon që unë në mandatin tjetër duhet të jem ministri i tij. Nuk e di a do të jem pjesë e VV-së, por aktivizmi im nuk do të stagnojë… Komuniteti rom do të ketë një zë shumë të fuqishëm, qoftë në qeveri, qoftë në kuvend, qoftë në shoqëri civile”, ka shtuar ai.