17:42 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Ish-Zonja e Parë feston ditëlindjen e saj të 57-të, Barack Obama: Ti je bekim për mua, të dua Michelle

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama feston sot ditëlindjen e saj të 57-të. Bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Barack Obama ka zgjedhur që ta urojë atë publikisht me anë të një postimi në Instagram. Ai ka shkruar se Michelle për të ishte çdo gjë dhe se çdo moment i kaluar me të është bekim.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gruaja ime, shoqja ime më e mirë. Çdo moment me ty është një bekim. Të dua Miche”, shkruan Obama.

Michelle Obama dhe Barack Obama janë çifti i parë me ngjyrë në krye të SHBA-së. Në të gjitha daljet e tyre në publik Michelle gjithamonë e ka pasur vëmendjen e partnerit të saj dhe të dashurisë që ai ka për të.