18:52 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ish zv-ministri i Shëndetësisë propozon që Kurti ta mbajë edhe postin e ministrit nëse e ka prioritet këtë sektor

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje pasi ushtroi për 10 muaj këtë detyrë.

Ish zv-ministri i Shëndetësisë, Mevludin Krasniqi ka thënë se nëse kjo qeveri e ka prioritet stabilizimin dhe reformimin e këtij sektori, atëherë duhet që kryeministri ta mbajë edhe zyrtarisht postin e ministrit të shëndetësisë.

“Përndryshe, me mbështetje “sa për sy e faqe a veç si vazhdimësi, askush asgjë më shumë s’mund  të bëjë”, dështimi vazhdon”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Në rrethanat aktuale në shëndetësinë  kosovare, vetë kryeministri duhet t’a mbajë zyrtarisht postin e ministrit të shëndetësisë, nëse përnjëmend e ka prioritet kjo qeveri stabilizimin, reformimin dhe zhvillimin e këtij sektori!

Përndryshe, me mbështetje “sa për sy e faqe a veç si vazhdimësi, askush asgjë më shumë s’mund  të bëjë”, dështimi vazhdon!