09:19 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Isha afër të qaja” – Klopp i mahnitur nga veprimi i Salah

Jurgen Klopp pohoi se ”gati qau” kur Mohamed Salah e la Roberto Firminon ta gjuajë penalltinë e dytë të Liverpoolit për ta kompletuar tre-golëshin e tij në fitoren, 5-1 ndaj Arsenalit.

Arsenali e nisi mbarë takimin duke shënuar përmes Maitland-Niles, por ”Të Kuqtë” u rikthyen duke shënuar pesë gola për ta mbajtur kreun e tabelës.

Firmino shënoi gola fillimisht, para se të shënon Sadio Mane dhe Salah, kurse Liverpooli e mbylli pjesën e parë me rezultat, 4-1, transmeton IndeksOnline.

Në pjesën e dytë, Liverpooli shënoi edhe një herë nga pika e bardhë – por, Salah e lejoi Firminon ta ekzekutojë këtë 16-metërsh.

”Ne e dinim se në pjesën e dytë nuk kishte mbaruar asgjë, kështu donim ta kontrollonim atë”.

”Mo Salah ia dha penalltinë Firminos dhe unë gati sa nuk qava sepse të gjithë e dimë se sa shumë Salah dëshiron të shënojë gola”.

”Ishte me të vërtetë e këndshme. Krishtlindjet kanë mbaruar, por jo edhe për djemat!”, tha Salah për BBC./IndeksOnline/