20:08 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

“Isha duke e larguar”, trajneri i Mallorcas për Muriqin: Golat janë ushqimi i tij

Skuadra e Mallorcas arriti një fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga, pasi mposhti 2:1 Raya Vallecanon.

Golin e fitores për ekipin vendas e realizoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi i cili gjeti rrugën e golit qysh nga nëntori i vitit të kaluar (kjo për shkak të lëndimit), shkruan Indeksonline

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre komentoi golin e sulmuesit kosovar dhe u shpreh tejet i lumtur që ndodhi një gjë e tillë.

“Unë isha duke e laruar atë nga loja dhe ta inkuadrua Radonjiqin brenda. Në fund e lamë. Muriqit i duhej kjo. Golat janë ushqimi i tij dhe kur e bën këtë për tri pikë, kjo është më e mirë”, u shpreh Aguirre

Kujtojmë që ky ishte goli i pestë këtë sezon i Muriqit në La Liga me Mallorcan në 15 paraqitje./Indeksonline/