19:04 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Ishin përleshur te Prishtina, ky është veprimi i Azemit dhe Berishës pas ndeshjes

Dardan Berisha dhe Edmond Azemi sot luajtën në të njëjtën palestër, por për dallim nga herët e kaluara këtë radhë ishin kundërshtar.

Dy basketbollistët kanë pasur një përplasje sa ishin bashkëlojtar te Prishtina në ndeshjen kundër Rahovecit.

Klubi i kishte suspenduar të dy lojtarët për atë gjest, ku mund të ketë qenë njëra nga arsyet e largimit të Dardan Berishës nga Prishtina te Peja.

Po pas ndeshjes së sotme, Dardan Berisha dhe Edmond Azemi u përqafuan në mes vete duke harruar gjithçka çfarë kishte ndodhur.

Dy basketbollistët do të mund të luajnë përsëri së bashku në ndeshjet e Kombëtares.

Sot, Dardani ishte më i mirë duke mposhtur Edmondin me rezultat 82-76. /IndeksOnline/