07:50 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / B O

Ishte apo jo i rregullt goli i Japonisë? Kjo foto i jep fund debatit

Goli i dytë i shënuar nga Japonia përballë Spanjës, që çoi “samurajt” në turnin tjetër të botërorit duke lënë jashtë Gjermaninë, ngjalli mjaft debate tek të gjithë sportdashësit në mbarë botën.

A ishte topi jashtë loje, apo jo? Kësaj dileme i kanë dhënë fund UEFA dhe FIFA duke e konfirmuar totalisht të rregullt golin e Tanakas, pasi topi nuk ka qenë tërësisht jashtë vijave të bardha.

Sensorët e vendosur në top tregojnë se edhe pse disa milimetra, topi ka prekur vijën, që do të thotë se aksioni ishte totalisht i rregullt dhe goli ka qenë i merituar për skuadrën japoneze.

Sipas rregullores së re të futbollit, mjafton një milimetër që topi të jetë në vizën e bardhë për tu cilësuar si lojë e rregullt.

Japonia arriti të kualifikohej si e para në Grupin E me 6 pikë, duke lënë pas Spanjën me 4 pikë dhe Gjermaninë me 4 pikë.